Apple ka bërë thirrje që bokset “Beats Pill XL” të mos përdoren, për shkak se bateria e saj mund të marrë flakë. Kompania ka sugjeruar që të vizitojnë uebsajtin dhe të marrin udhëzimet se si t’i kthejnë këto pajisje.

Njoftohet se tetë përdorues janë ankuar për bokset. Në njërin rast, një përdorues ka thënë se bateria ka marrë flakë dhe gishti i tij është djegur, ndërsa një tjetër ka raportuar se tavolina e tij mori flakë, pasi gjithçka nisi nga bateria e “Beats Pill XL”.

Këto bokse kanë shenjën dalluese “b”, logo e Beats nga para, si dhe “beats pill XL” të shkruar nga mbrapa. Apple do të rikthejë paratë përmes bankës, ndërsa pajisja mund të kthehet vetëm me postë.

Pasi të keni plotësuar formularin, Apple do t’u dërgojë të dëmtuarve një kuti të veçantë, ku duhet të futet pajisja për ta kthyer.

“Beats Pill XL” është prezantuar për herë të parë në nëntor të vitit 2013, ndërsa njoftohet se kompania ka shitur mbi 200 mijë copë vetëm në SHBA. Këto bokse janë shitur me çmimin 300 euro.

Top Channel