Google feston me një doodle 127-vjetorin e ditëlindjes së gjeofizikanes daneze Inge Lehmann. Ajo lindi në Kopenhagen, më 13 maj 1888.

Pamja e zgjedhur nga motori i kërkimit është ajo e tokës së ndarë në dy pjesë, me një sferë më të vogël në mes.

Kështu, Google i referohet teorisë së saj që quhet “Teoria e qendrës së tokës së Lehmann”.

Fizikania ishte e para që hodhi hipotezën se bërthama tokësore nuk është një sferë e vetme, por e ndërtuar nga dy pjesë: një bërthamë e brendshme dhe një e jashtme, me të dhëna fizike të ndryshme.

Top Channel