Shtyhet seanca e parë ndaj Kostandin Xhuvanit

11/12/2014 00:00

Është shtyrë seanca e parë gjyqësore ndaj autorit të vrasjes së katërfishtë Kostandin Xhuvani, seancë që pritej të zhvillohej paraditen e së enjtes në Gjykatën e Tiranës.

Arsyeja e shtyrjes është mungesa e të pandehurit dhe avokatit të tij.

Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave në një lokal të Tiranës në “Rrugën e Elbasanit”, në datën 4 nëntor.

Në lidhje me ngjarjen, Xhuvani ka sqaruar se ka qenë në gjendje të rënduar nga përdorimi i alkoolit dhe në mungesë të koshiencës, për këtë arsye nuk e kujton ngjarjen.

Top Channel