Gjirokastër, kapen 125 kilogram hashash

15/06/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës kapi sot një sasi prej 125 kilogram hashash. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë marrë informacion në rrugë operative se në një rrugë dytësore që lidh Lazaratin me Dervicianin një automjet tip “Nisan”, me karroceri, po transportonte një sasi të madhe lënde narkotike në drejtim të kufirit të gjelbër me shtetin grek.

Menjëherë është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Nisani”. Drejtuesi i automjetit me inicialet E.K, nga fshati Lazarat  ka dalë me automjetin në rrugë kryesore në afërsi të fshatit Goranxi dhe kur ka parë se po e ndiqte policia, në afërsi të fshatit Haskovë ka devijuar nga rruga nacionale  dhe në një fushë poshtë fshatit Haskovë ka braktisur mjetin me lëndë narkotike dhe është larguar me shpejtësi në kodrat mbi fshatin Haskovë, i cili tashmë është i identifikuar nga ana e policisë dhe po vijon ndjekja për kapjen e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur tre çanta të mëdha shpine të mbushura me pako  lëndë narkotike, me mbishkrime të ndryshme.

Top Channel