Itali, kapet skafi me 1 ton marijuanë

13/06/2014 00:00

Një motoskaf i fuqishëm që transportonte 1.080 kilogramë marijuanë, me një vlerë prej 10 milionë euro, është sekuestruar në brigjet puljeze të Italisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave skafi është kapur pas një operacioni të përbashkët të Guardia di Finanza dhe policisë së qytetit të Foxhias.

Dy personat që ndodheshin në bord, një shtetas shqiptar dhe një italian, janë arrestuar, saktësojnë burimet mediatike online.

Motoskafi i bllokuar është i llojit “Italcraft 35”, i gjatë rreth 10 metra dhe i pajisur me dy motorë të fuqishëm, secili me mbi 270 kuaj fuqi.

Zyrtarë të Antimafias, të cilët vizituan Shqipërinë muajin e kaluar, deklaruan se mes dy vendeve janë aktivizuar kanalet e vjetra të narkotrafikut, sidomos ai me skaf përmes detit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel