AKIP: Qeveria të distancohet nga importi i plehrave

26/04/2014 00:00

Aleanca Kundër Importit të Plehrave  ka kërkuar të shtunën nga Qeveria
të distancohet nga mundësia e importit të plehrave në vendin tonë.

Reagimi i AKIP vjen pas deklaratës së ministrit të Mjedisit, Lefter Koka se nevojitet industria ricikluese për plehrat dhe se qeverinë nuk e tremb importi.

“Rama të distancohet nga deklaratat e ministrit Koka. Ndalimi i importit të plehrave ka qenë premtimi elektoral dhe vendimi i parë i qeverisë sapo erdhi në pushtet. Çdo tentativë për lejimin e importit do të kundërshtohet nga ne. Qeveria të reagojë dhe të distancohet nga çdo synim për të sjellë plehrat të huaja në Shqipëri”, shprehet AKIP.

Top Channel