Tepelenë, blegtoret protestë për qumështin

31/01/2014 00:00

Blegtorë nga 8 komuna kanë protestuar në Tepelenë për rënien e çmimit të produkteve blektorale dhe mungesën e tregut për to.

Ata kanë derdhur dhjetëra litra qumësht në rrugë ndërsa kanë kërkuar marrjen e masave për të të sanksionuar çmimin për produktet e vendit. Blegtorët kanë folur për konkurrencë të pandershme prej produkteve të importit dhe mashtrime për të rritur fitimet të punishteve përpunuese të bulmetit.

Blegtorët flasin veç të tjerash edhe për detyrime të pashlyera të mbartura në vite prej punishteve përpunuese dhe për mungesën e kontrolleve ndaj këtyre të fundit. Në hapësirën rurale të Tepelenës një në tri familje jeton vetëm falë mbarështimit të bagëtive, kryesisht të imëta.

Zyrtarisht njihen rreth 500 blektorë që mbarështojnë kope me mbi 100 krerë dhe furnizojnë tregun ndërsa qindra të tjerë plotësojnë vetëm nevojat e familjeve të tyre. Rritja e çmimit të ushqimit të dimrit për bagëtitë si dhe rënia në treg e çmimit të produkteve blegtorale ka filluar të reduktojë numrin krerëve gjatë 2-3 viteve të fundit. Rrethi i Tepelenës idenfikohet si zona më tipike blektorale në jug të vendit jo vetëm për shkak të traditës historike por edhe të kullotave të gjera e të pasura dimërore dhe verore.

Top Channel