Aksion i gjerë kundër piraterisë

27/12/2013 00:00

“Mendoj se është e rëndësishme për të gjithë ju, pasi ju keni një
kulturë të lartë me shumë përmbajtje e nuk mund ta jepni falas, ndaj
duhet të merreni me të. Nëse Shqipëria po e diskuton tani këtë gjë,
duhet t’i drejtohen zyrës së Komisionerit Barnier sepse po punon mbi
këtë gjë e mund të jap shumë ndihmë. Njerëzit që i kanë këto kapacitete
duan të fitojnë paratë e tyre, ndaj e drejta e autorit është mjaft e
rëndësishme. Secili vend e ka një ligj për të drejtën e autorit, por ne
jetojmë në një hapësirë pa kufij, e me internetin ka libra në versionin
elektronik, e kështu me radhë, e na duhet të kemi një të drejtë autori
të harmonizuar. Për këtë po punon dhe Komisioneri Barnier, por është
mjaft e vështirë sepse e drejta e autorit përfshin shumë fusha të
ndryshme. Nëse flasim për të drejtat e autorit mbi muzikën, mund të
ndodh që gjatë një filmi dokumentar të dëgjosh shumë pak një muzikë
shumë të ulët, e kjo mund të kushtojë gati 600 mijë euro, se për shans
është në dokumentar. Ndaj mendoj se duhet të gjejmë një praktikë të
përbashkët, e cila mund të funksionojë, por edhe që t’ua japim autorëve
atë që duhet të fitojnë. Kjo është kultura jonë e nëse nuk paguhet
përmbajtja, nuk mund ta kesh atë”, deklaroi eurodeputetja Doris Pack.

Ndërsa pirateria, vjedhja e të drejtës së autorësisë dhe e të drejtës televizive janë një ndër kushtet e vendosura për integrimin në BE ky fenomen është vënë në fokusin e Policisë së Shtetit, e cila ka nisur një sërë kontrollesh dhe bllokimesh të operatorëve kabllorë dhe individëve që piratojnë programet në mënyrë ilegale.

Ne shume qytete policia ka bllokuar dhe po çon per ndjekje penale pronaret e rrjeteve kabllore qe piratojne prej vitesh. Aksioni ka nisur mbremjen e te enjtes dhe shenon operacionin e dyte me masiv pas atij per ndalimin e lojrave te fatit. Mesohet se jane bllokuar disa operatore, ne Peshkopi, Lezhe e Laç, Shkoder, Vlore dhe Fier.

Drejtoria e Policise njoftoi se Sektori i Antikrimit Ekonomik dhe Financiar ka nisur operacionin e koduar me emrin ‘Pirateri televizive’.

Ne Shkoder eshte ushtruar kontroll dhe bllokuar subjekti “Cable Albania”, e cila kishte montuar servera per te transmetuar ne menyre te paligjshme programet e ‘DigitAlb’. Ndaj pronarit te ketij operatori eshte nisur procedimi penal, ai eshte Aldin Gjurbavija 39 vjec, banues ne Tirane.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 57 aparatura qe sherbenin per transmetimin e sinjalit televiziv. Ne Diber eshte ushtruar kontroll ne dy ambiente te shtetasit Endri Besnik Leka, vjeç 26. Nepermjet nje sistemi ai vidhte e me pas shperndante programet e ‘DigitAlb’. U be sekuestrimi i pajisjeve dhe nisja e çeshtjes penale ndaj tij.

Raportohet se eshte kontrolluar subjekti Al-Te SHPK ne Lac qe transmetonte pa asnje te drejte 50 kanale televizive. Ne cilesine e prones jane bllokuar gjithe pajisjet dhe ndaj pronarit te ketij operatori ka nisur procedimi penal. Gjithashtu njoftohet se po kryhen veprimet ndaj subjektit “Alfa Hajdini” në Fier me administrator Bilbil Hajdinin.

Në Poliçan –Berat, nësubjektin “CA-TV” me administrator shtetasin Ilir Olldashi.Në Përmet, në subjektin “Këlcyra Sat”, me administrator shtetasin Ilir Olldashi. Në Tiranë, nësubjektin “Cable Albania Tiranë” me administrator shtetasin Risto Gjurbavija. Në Patos, subjektin “Silvi&Kombi”, me administrator shtetasin Eduart Muho. Në Kavajë, në subjektin “Multivizion” me administrator shtetasin Arjan Sotiri. Aksioni eshte ne vijim e siper ne gjithe vendin dhe policia pritet qe se shpejti te jape edhe nje deklarim ne lidhje me goditjen e piraterise televizive.

Top Channel