PD, padi Qeverisë në Kushtetuese

29/11/2013 00:00

Partia Demokratike i ka kthyer në akte konkrete denoncimet publike të
javëve të fundit për dy prej vendimeve më të rëndësishme të Qeverisë,
Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit dhe vendimin që i
njeh kompentenca të reja Inspektoriatit Ndertimor Kombëtar.

Te dy keto vendime, Partia Demokratike i ka ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese, duke i kerkuar ketij insitucioni shfuqizimin si antikushtetues. Ne secilen prej aktpadive, demokratet kane dhene argumentat e vet juridike, sipas te cileve vendimi per kompetencat e INUK-ut eshte antikushtetes, sepse cenon te pakten 5 parime kushtetuese, qe nuk njohin te drejten e prones dhe i japin Qeverise kompetenca te pushtetit lokal dhe atij gjyqesor.

Duke renditur kompetencat e reja qe i japin te drejte INUK-ut te prishe menjehere, pa u dhene qytetareve te drejten e ankimimit, edhe ndertime me leje apo te legalizuara, ose ndertime ku INUK-u vlereson se leja eshte e paligjshme, demokratet kerkojne nga Gjykata Kushtetese pezullimin e vendimit te Qeverise deri ne perfundimin e shqyrtimit te çeshtjes, per te cilen opozita kerkon shfuqizim te plote si antikushtetues.
 
Partia Demokratike vlereson si antikushtetues edhe Aktin Normativ qe ndryshoi buxhetin rreth 1 muaj me pare. Ndryshimi rrit ne 68.6 perqind borxhin publik dhe sipas demokrateve kjo cenon rende interesin publik. Me mbrojtjen e interesit publik demokratet thone se ata legjitimohen si pale per te kerkuar shfuqizimin e Aktit Normativ. Sipas opozites në rastin konkret interesi publik është i rrezikuar si pasojë e papërgjegjshmërisë së Qeverisë për rritjen në mënyrë absurde të borxhit publik, duke rrezikuar, siç thone ne kerkesen e  tyre e tyre demokratet, stabilitetin makro-ekonomik të vendit dhe duke çuar Shqipërinë në recesion ekonomik. Kjo eshte padia e trete qe Partia Demokratike depoziton ne Gjykaten Kushtetese, qe Qeveria e Kryeministrit Edi Rama mori votebesimin ne Parlament 2 muaj e gjysme me pare.

Top Channel