Reforma zgjedhore e administrative

26/11/2013 00:00

Ndërsa shoqeria civile e angazhuar me proceset zgjedhore në Shqipëri ka nisur diskutimin per reformen e kodit elektoral, mazhoranca instiston te paraprirja e saj nga reforma administrative dhe territoriale.

Në tryezën e organizuar nga vëzhguesit vendorë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ftoi opozitën të jetë pjesë e diskutimit për riorganizmin e qarqeve, bashkive dhe komunave në vend e pas kësaj të bëhen ndryshimet në kodin zgjedhor, duke reflektuar ndarjen e re administrative.

Meta tha se kjo reformë duhej të ishte bërë shumë më herët, pasi Shqipëria është një vend modest per siperfaqe dhe popullsi dhe nuk justifikon rreth 400 bashki dhe komuna qe ka sot.

“Kjo reformë, që në parim është pranuar prej kohësh nga të gjitha forcat politike dhe është paraqitur si domosdoshmëri duhet bërë sa më shpejt, në mënyrë që t’i paraprijë reformës së mundshme zgjedhore, duke pasur në konsideratë zgjedhjet e përgjithshme lokale, të cilat po afrojnë. Por, ndoshta, pse jo, edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në kohën e tyre”, deklaroi zoti Meta.

Mazhoranca ka nisur hartimin e projektit per riorganizimin e territorit ne bashki dhe komuna, por deri ne kete faze opozita ka bere rezistence per rindarjen territoriale, ndersa procesi theksohet se kerkon nje konsensus te gjere politik.

Top Channel