Shqiperia pret një përgjigje pozitive të Këshillit Europian per statusin e vendit kandidat ne fund te dhjetorit. 

Ky do te ishte nje vendim politik i unionit deklaroi shefi i diplomacise shqiptare Ditmir Bushatin, per te cilin vota unanime pro statusit te Shqiperise do te kishte dy mesazhe: inkurajimin e Shqiperise ne vijimin e reformave dhe gjithashtu nje vendim qe i jep rajonit nje nxitje nje pike te moskthimit ne rrugen e tij drejt BE-se.  

Por duket se Hollanda eshte nje nga vendet qe po shfaq veshtiresi ne voten pro Shqiperise, konfirmuar edhe nga ambasadori i këtij vendi ne Tirane per kritere te rrepta.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet hollandeze.Jemi shumë të njohur nga qëndrimi i Hollandës, i cili nuk është një qëndrim thjesht ndaj Shqipërisë, por është një qëndrim konstant në procesin e zgjerimit, përsa i përket rreptësisë së ndershme me të cilën Hollanda sheh zhvillimet në këtë proces. Lejomëni t’ju them që nga kontaktet e përditshme, nuk ka ende një vendim të Qeverisë hollandeze. Le ta themi troç, ne presim një vendim politik nga ana e vendeve anëtare të BE-së, një vendim i cili duhet të jetë unanim, në mënyrë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat”, tha Bushati.

Keto deklarata ministri i Jashtem i beri në konferencën për media me homologun bullgar Kristian Vigenin, vendi te cilit eshte nder ato te renditura me nje vendim te qarte per voten pro Shqiperise.

“Bullgaria beson se Shqiperia i ka permbushur te gjitha kerkesat dhe standardet te kerkuara nga Komisioni Europian per Shqiperine.E perveç kesaj shoh me kenaqesi nje Qeveri dinamike dhe te perkushtuar per te permbushur axhenden europiane dhe ne besojme qe s’ka kurrefare arsye sepse te shtyhet dhenia e statusit te vendit kandidat per Shqiperise. Ndaj une kam bere thirrje qe Shqiperise t’i jepet statusi dhe Bullgaria do te vazhdoje ta beje kete”, tha Vigenin.  

Shefi i diplomacise bullgare ka garantuar mbeshtetjen per Shqiperine edhe ne takim me kryeministrin Edi Rama, i cili beri vleresime pozitive per nje Qeveri te qendrueshme dhe me mbeshtetje gjere parlamentare. Ashtu si edhe me pas me Kryeparlamentarin Ilir Meta u nda pikepamja e zgjerimit te metejshem ekonomik mes Shqiperise dhe Bullgarise.

Top Channel