Armët kimikë, Basha: Anulimi nga rinia

18/11/2013 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e të hënës së
grupit parlamentar demokrat deklaroi se ishte rinia ajo që anuloi
sjelljen e armëve kimike në Shqipëri.

“Ishim në anën e duhur të çështjes së demontimit të armëve kimike siriane. Ne ishim në anën e transparencës, Ramës i premë ëndrrën që nuk i mbajtëm iso”, u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së theksoi se gënjeshtra, arroganca dhe arbitrariteti nuk mund të rrinë bashkë me vlerën.

“Nuk kishte asnjë më amerikane këto ditë se protesta e të rinjve, qëndrimi i PD-së apo i mediave”, tha Basha.

Top Channel