Edhe pse gjyqësori po i liron të gjithë drejtuesit e mjeteve të
arrestuar së fundmi nga Policia, pasi janë gjetur në shkelje të Kodit
Rrugor, teksa drejtonin automjetin ne gjendje te dehur, policia
kemnengul se do te vijoje te jete e ashper ne masat e saj.

“Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar për të kryer maksimalisht detyrën, duke qenë në zbatim të rreptë të ligjit dhe në zbatim të Kodit Rrugor. Janë marrë masa gjithnjë në drejtim të këtyre shkeljeve. Ne  kemi patur raste që drejtues mjetesh pas përdorimit të alkoolit dhe i kemi shoqëruar në komisariate dhe këto i kalojnë organeve të Prokurorisë. Të gjithë drejtesit e mjeteve që e përdorin mjete pa leje drejtimi bëjnë një kundravajtje penale dhe trajtohet nga Prokuroria”, thotë Ramadan Kopani, shef i Trafikut për Tiranën.

Policia Rrugore e kryeqytetit raporton se pergjate muajit tetor jane aplikuar gati 11 mije gjoba ndaj drejtuesve te mjeteve qe jane kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Top Channel