Diplomatët takojnë Ramën dhe Bashën

08/11/2013 00:00

Përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Europian në Tiranë kanë parë të
premten të njejtin realitet shqiptar te pasqyruar ne dy panorama krejt
të ndryshme, kur u takuan me Kryeministrin Edi Rama dhe me Kryetarin e
Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas panoramës së prezantuar nga Kryeministri, diplomatët kryesorë në vend u njohën me angazhimin e Qeverisë për fuqizimin e luftës, korrupsionit, krimit të organizuar dhe zhvillimin e qëndrueshem ekonomik. Zoti Rama u tha diplomateve se duke i njohur keto si sfidat kryesore te mazhoranes dhe si prioritetet e saj madhore, qeveria eshte e vendosur te udheheqe permes shembullit. Çka do te thote se Qeveria do te nise shlyerjen e detyrimeve te trasheguara qe ajo ka ndaj biznesit dhe me pas do te kerkoje angazhimin e tij.  

Zoti Rama, ashtu si edhe zoti Basha kane kerkuar mbeshtetjen e vendeve anetare per marrjen e statusit te vendit kandidat ne dhjetor, por ne takimin me kryetarin e Partise Demokratike, diplomatet perendimore u njohen me panoramen e zymte te demokracise ne Shqiperi.

Zoti Basha denoncoi Qeverine si bleresen e votes ne zgjedhjet e Korçes dhe informoi perfaqesuesit e Bashkimit Europian se opozita do te ndjeke çdo rruge ligjore dhe politike, ne mbrojtje te demokracise, e bazuar tek vota e lire, qe nuk blihet, siç tha ai, me parate e pista te krimit dhe mafias politike. Zoti Basha e perkufizoi Qeverine e Kryeministrit Rama, si Qeverine e paligjshmerise, qe me emerimet politike antiligjore ne polici, ka hapur nje kapitull te rrezikshem per rendin dhe sigurine ne vend.

Top Channel