Durrës, grabitet kazinoja, 200 mijë lekë

05/11/2013 22:30

Një pikë e lojrave të fatit u grabit mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Durrësit.

Autorët duket se kanë përfituar nga ndërprerja e energjisë elektrike në lagjen numër 4 përgjatë rrugës Skënderbej.

Dëshmitarët i thanë policisë se një person i armatosur dhe i maskuar me një shall në fytyrë grabiti një nga pikat e lojrave të fatit “Admiral”.

Nën kërcënimin e armës, autori mundi t’i marrë punonjësit të pikës xhiron ditore me vlerën e 200 mijë lekëve.

Autori më pas, thanë dëshmitarët, u largua i qetë. Policia thotë se ndërprerja e energjisë nuk ka lidhje me grabitjen dhe se është një rastësi, pasi energjia është ndërprerë për shkak të defektit në rrjet nga moti i keq.

Një punonjës në kazino i ka dhënë detaje interesante polcisë, e cila deklaron se është në kërkim të grabitësit.

Top Channel