Hajdutët, vjedhësit e energjisë elektrike dhe vjedhësit nëpërmjet
shpërdorimit të detyrës, por edhe kultivuesit e kanabisit janë ata që
mbizotërojne shifrat si të dënuar me shërbim prove në vendin tonë.

Sipas nje studimi te fundit, rezulton se 35, 6 per qind e personave me denim alternativ jane te shpallur fajtore per vjedhje. Me pas renditen kultivuesit e bimeve narkotike me 14,9 per qind dhe falsifikuesit e dokumentave me 10,5 per qind.

Raporti thote se vihet re rritje e veprave penale te falsifikimit gjate procesit zgjedhor si dhe dhuna ne familje. Vihet re implikim ne rritje i te miturve te grupmoshes nga 14-18 vjeç ne fushen e vjedhjeve.

“Duhet bërë më shumë për të miturit. Janë raportuar raste kur ata janë keqtrajtuar, kur ata janë mbajtur në komisariate pa dijeninë dhe pa praninë e një psikologu kur ata janë pyetur. Gjithashtu gjyqtarët dhe prokurorët duhet të rrisin apliklimin e metodave alternative për të miturit”, tha ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.

Por ndersa ambasadori Sequi kujtoi se nga projekti ‘IPA’, Shqiperise i jane dhene vetem per sistemin e burgjeve 40 milione euro, ministri i Drejtesise Nasip Naço deklaroi nga ana e tij se nga aplikimi i denimeve alternative shtetit i jane kursyer 15 milione euro. Gjithësesi per ministrin Naço, per te miturit eshte e nevojshme te rishikohet Kodi Penal.

“Ministria e Drejtësisë në prioritetin e saj ka edhe rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, i cili do të adresojë ndryshime edhe në reformimin e drejtësisë për të mitur, si dhe masat e sigurimit do të ndryshojnë sipas praktikave më të mira në përshtatje edhe me aktualitetin shqiptar”, u shpreh Naço.

Top Channel