Aksident me 2 të plagosur në Kamëz

29/10/2013 23:10

Një aksident me dy të plagosur është shënuar gjatë orëve të vona të së martës pranë Institutit Bujqësor në Kamëz.

Një makinë tip “Golf 4”, me targa AA 435 CU, ngjyrë gri, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një klinikë dentare, e cila gjendej e mbyllur në atë moment.

Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se me automjetin e aksidentuar udhëtonin 2 persona, të cilët ishin nxjerrë prej andej pa ndjenja.

Mësohet se njëri prej viktimave është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri e ka kaluar tashmë rrezikun për jetën.

Top Channel