Durrës, vetëvritet 38-vjeçari, policia heton motivet

28/10/2013 00:00

Një 38-vjeçar durrsak i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë, pas
konfliktit që ka pasur me bashkëshorten.  Ngjarja ka ndodhur pasditen e
së dielës në familjen e Lush Pecit, banore e lagjes nr.15 të qytetit
bregdetar.

Burimet policore lokale bëjnë të ditur se 38- vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të qytetit dhe dyshohet se ai është vetëvrarë me thikë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe  paraprakisht mësohet se viktima ka pasur një konflikt me gruan pak minuta para aktit të vetëflijimit.

Top Channel