“Ekonomia të prodhojë punësim”

24/10/2013 00:00

Kryeminsitri Edi Rama e vuri theksin tek domosdoshmëria që sipas tij ka vendi për një rritje ekonomike të shoqëruar me punësim… e kjo sipas tij pas ezaurimit edhe të dy burimeve mbështetëse të ekonomisë shqiptare siç jane dërgesat e emigrantëve dhe ndërtimet.

“Kemi nevojë për burime të reja rritje. Sigurisht Shqipëria ka potenciale dhe është një vend ku burimet e vetë rritjes janë jo vështirësisht të identifikueshme, por epoka e një rritje ekonomike pa punësim është shteruar. Ne na duhet një rritje ekonomike me punësim”, u shpreh kryeministri Rama.

Këshilli Ekonomik, sipas kryeminstrit do të shqyrtojë probleme të shumta të lidhura me ekonomine, duke u kthyer në një forum mbështetës për të.

Në mbledhjet që do të zhvillohen 1 herë në muaj, do të trajtohen deri tek problemet e arbitraritetit, shpërdorimit të detyres e korrupsionit që mund të rëndojne mbi sipërmarrjet.

“Shqipëria duhet me patjetër që krizën e ekonomisë dhe të financave të veta ta kthejë në një mundësi për ta kapërcyer duke dalë më e fortë”, tha Rama.

Këshilli Ekonomik do të ketë edhe asistencen e ekspertëve të huaj të niveleve më të larta, siç deklaroi kryeministri i vendit.

Në mbledhjen e të enjtes morën pjesë disa prej tyre siç ishin ekspertë nga Universiteti i Kolumbias në SHBA, ish-guvernatori dhe këshilltari ekonomik i presidentit të Turqisë Gyl, ish-ministri i Tregëtisë e Industrise së Suedisë dhe shefi ekonomik e këshilltari special i presidentit të Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim.

Këshilli do të sugjerojë politika ekonomiko-financiare të qeverisë Rama dhe do të mblidhet një herë në 3 muaj.

Top Channel