Sequi: Institucione demokratike dhe respekt për të drejtat themelore

22/10/2013 00:00

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se për
integrimin e vendit pika kyce janë institucionet demokratike dhe
respekti për të drejtat themelore.

Duke folur në tryezën me shoqërinë civile për çështjen e integrimit europian, Sequi theksoi se politikat
antidiskriminuese dhe e drejta e pronësisë, tjetër porosi për statusin e kandidatit.

Nga ana e saj ministrja e Integrimit Klajda Gjosha theksoi se shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm për të drejtat e njeriut.

“Bashkëpunim me shoqërinë civile për një të ardhme të sigurt të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Gjosha.

Top Channel