Gjirokastër, krim i dyfishtë në familje

15/10/2013 00:00

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Gjirokastrës në orët e pasdites, ku një tjetër grua mbeti viktimë e bashkëshortit, i cili pas vrasjes qëlloi edhe mbi veten.

Pas një konflikti të çastit, Nexhmi Mustafaraj 57 vjeç vrau me pistoletë bashkëshorten, Zenelbije Mustafaraj, 49 vjeçe. Sipas policisë ngjarja ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit që jetonte në një pallat në lagjen “18 Shtatori”, ndërsa skenën e krimit e ka parë edhe vajza e tyre 25-vjeçare.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë në familjen Mustafaraj, ndërsa komshinjtë dhe të njohurit e tyre flasin për nje raport normal.

57-vjeçari kishte punuar më parë si polic privat dhe së fundi prej disa muajsh ishte punonjës i Bashkisë Gjirokastër ku shërbente si grumbullues i taksës së hapësirës në treg.

Top Channel