Monstra Prrenjasi akuzohet vetëm për përdhunim

10/10/2013 00:00

Ardian Prrenjasi i dyshuar si autor i krimit makabër të përdhunimit dhe vrasjes së minorenit Julian Çela, do të përballet në gjykata vetëm për akuzën e kryerjes e marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me dhunë me të mitur.

Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për gjykim ndaj Ardian Prrenjasit, i cili do të përgjigjet për përdhunimin e një minoreni, krim për të cilin i pandehuri Prrenjasi u kap në flagrancë në datën 13 mars të këtij viti brenda ambienteve të banesës, duke mbajtur nën kërcënimin e thikës edhe minorenin.

Krimi monstruoz ka ndodhur në zonën e Laprakës, ku Ardian Prrenjasi kishte marrë një banesë me qira. Në lidhje me këtë krim Prrenjasi ka pranuar gjithcka, ndërsa akuza e ngritur ndaj tij parashikon një dënim që varion nga 15 deri në 25 vite burgim.

Sakaq, prokuroria ka vecuar dosjen që ka të bëjë me zhdukjen e minorenit Julian Çela, për të cilin Prrenjasi fillimisht deklaroi se e kishte vrarë dhe më pas trupin e kishte hedhur në landfillin e Sharrës. Por kërkimet nuk dhanë rezultat, ndërsa Prrenjasi filloi të ndryshojë thëniet duke e mbuluar me mister zhdukjen e minorenit.

Top Channel