Ndryshimi i ministrive shtyn gjyqet

02/10/2013 00:00

Jemi mësuar që pjesa dërrmuese e proceseve më së shumti shtyhen për
shkak të mungesës së avokatëve, por ditët e fundit në Gjykatën Civile të
Tiranës po haset një fenomen i ri.

Proceset gjyqësore po shtyhen për shkak të ndryshimit të emërtimit të ministrive. Çdo ministri e cila ka ndryshuar emrin, duhet të paraqitet në Gjykatën Civile të Tiranës me emërtimin e ri.

Pavarësisht se te gjitha palet ishin prezente ne seance, madje edhe eksperti i cili pritej te fliste per menyren se si ka kaluar 170 mije metra katrore truall nga Forcat Ajrore ne administrim te aeroportit, gjyqtari Neritan Cena u detyrua te shtyje procesin per nje fakt krejt tjeter.

Pala e paditur, Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjetikes ka ndryshuar emrin e perkatesisht ne Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregetise dhe Sipermarrjes. Juridikisht subjekti i paditur nuk ekzziston me e per kete duhet bere kalimi procedurial sipas emertimit te ri ne menyre qe te njihet si pale. Vetem pas kesaj faze procesi nis aty ku eshte nderprere.

E njejta gje ka ndodhur edhe ne procesin me palë paditese Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Ne Gjykaten e Tiranes kete te merkure u shtyne per kete arsye 30 procese, ku pale e paditur apo paditese janë per çeshtje civile Ministria e Arsimit, Bujqesise, Ministria e Çeshtjeve Sociale, Ministria e Puneve Publike dhe e Transportit dhe Ministria e Mjedisit, te gjitha keto te ndryshuara ne emertime dhe ne strukture.
 
Padite civile nga keto ministri apo ndaj tyre, kane si objekt qe nga shfuqizime te akteve administrative, padi kundershtim veprimi permbarimor, padi per marrëdhenie pune, padi kontraktuale apo padi shkaktim demi. Shtyrja e proceseve me argumentin e ndryshimit te emertimit te ministrive nuk prek gjyqet, ku pale jane Ministria e Brendshme, e Drejtesise, e Mbrojtjes, e Financave, Ministria e Jashtme, e Integrimit dhe ajo e Shendetesise.

Top Channel