PD merr drejtimin e 3 komisioneve

19/09/2013 00:00

Mazhoranca e re parlamentare ka ruajtur standardin e drejtimit të disa
komisioneve të Kuvendit nga opozita. Pas bisedimeve me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist,
Gramoz Ruçi, është vendosur që të njëjtat komisione, që dikur
drejtoheshin nga Partia Socialiste në opozite, të kryesohen tani nga Partia Demokratike në opozitë.

Majlinda Bregu do te drejtoje Komisionin e Integrimit, Albana Vokshi te Shendetesise dhe Genc Pollo ate te Medias dhe Arsimit.

Per kryesimin e ketij komisioni nga ish-ministri i Teknologjise se Informacionit, Genc Pollo eshte shprehur mospelqim ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike nga deputetët Sokol Olldashi dhe Mesila Doda, sipas te cileve zoti Pollo nuk eshte njohurite e duhura ne fushen e medias. Para disa muajsh zoti Pollo u kritikua per tenderin e shumeperfolur prej 23 milione eurosh per ndertimin e rrjeteve dixhitale.

Megjithate, vendimi i marre nuk ehste ndryshuar nga grupi parlamentar, i cili pritet te angazhohet edhe ne nismen e kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha per te vene ne funksionim disa zyra, qe kane per qellim dhenien e asistences ligjore per çdo nepunes te administrates, i cili largohet padrejtesisht nga puna.

“PD do te asistoje me te gjotha format ligjore, politike dhe çdo forme legjitime te gjithe ata qe preken nga revanshi dhe nga fryma anti-insititucionale. Nje investim, i cili, ne vend qe te zhbehet per interesa apo teka militanteske, duhet te çohet me tej dhe kjo ishte nje nga fushat kryesore ku Brukseli zyrtar u shpreh shume qarte dhe per te cilen PD ka nje qendrim shume te qarte:te mbeshtete sherbimi civil, te thellohen reformat qe e permiresojne ate, por jo fsheses ne administrate”, tha Basha.

Sipas kreut te demokrateve grupi parlamentar i Partise Demokratike i ka vleresuar si aspak premtuese zhvillimet pas marrjes se detyres se Qeverise se kryeministrit Rama, zhvillime qe siç thone demokratet po demonstrojne frymen e konfliktualitet dhe jo te bashkepunimit me opoziten, si dhe mungese te paprecednte te transparences me publikun.

Top Channel