Banorët e Pezës: Grabitje në fshat

14/09/2013 00:00

Fenomeni i vjedhjeve ashtu si shumë komuna e fshatra të tjerë është bërë
shqetësues edhe për komunën historike të Pezës, në rrethin e Tiranës.

Vjedhja me e fundit u shenua ne oret e para te mengjesit te se shtunes, ku per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi, pas ndjekjes qe vete banoret u kane bere hajduteve. Keto te fundit ne pamundësi për te marre automjetin e kane djegur ate duke i hedhur shishe me benzine. Shtepia qe ra pre e hajduteve ishte e kryetarit te Keshillit te Komunes Peze, Ismail Topi.

Por ajo qe mbetet me shqetesues per te gjithe banoret e eksaj zone, eshte fakti qe numri ne rritje i vjedhjeve, nuk ka angazhuar aspak policine, e cila jo vetem qe nuk eshte ne gjendje te garantoje jeten dhe pronen e banoreve, por sipas ketyre te fundit, edhe kur lajmerohet per ngjarjet qe ndodhin vjen me shume vonese

Sakaq ne lidhje me vjedhjet, policia nuk ka ndonje person te dyshuar, ndersa deshmite dhe ato pak prova materiale qe mund te gjenden ne vendgjarje, thjesht sa jane administruar pa dhene asnje rezultat konkret.

Top Channel