Korçë-Pogradec,aksidentohet rëndë 8-vjeçari

09/09/2013 00:00

Një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur përgjatë aksit Korçë-Pogradec.

Sipas te dhenave i mituri eshte perplasur nga nje mjet ne afersi te fshatit Sovjan. Femija K.Mukollari mesohet se ka qene duke ecur pergjate rruges nacionale ne momentin qe eshte goditur nga mjeti.

Burime te policise bene me dije se femija eshte ne gjendje te rende si pasoje e demtimeve te marra. Pas mberritjes ne vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimet per te zbardhur detajet ndersa mesohet se eshte shoqeruar edhe drejtuesi i mjetit.

Durrës, aksident rrugor, vdes 77-vjeçarja

Përgjaket sërish asfalti në plazhin e Durrësit. Një këmbësore ka mbetur e vdekur pas goditjes nga një automjet.

Ngjarja ndodhi mbremjen e se dieles ne sektorin “Teuta“ te plazhit, ku nje automjet tip fuoristrade “Mitsubishi“, me targa AA 865 EC, ka aksidentuar me pasoje vdekjen shtetasen Zyra Dushku, 77 vjeçe, banore ne plazh.

Viktima ka qene duke kaluar rrugen, kur eshte perplasur nga fuoristrada. Sherbimet e policise qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes kane shoqeruar drejtuesin 21-vjeçar te automjetit, shtetasin Ardit Braci me banim ne Gramsh, per sqarimin e rrethanave te aksidentit vdekjeprures dhe percaktimin e pergjegjesise penale.

Top Channel