Mbrojtja e administratës publike

25/07/2013 00:00

“Unë do të punoj fort që Partia Demokratike, grupi i saj parlamentar dhe
gjithë potenciali i saj njerëzor të angazhohen në një opozitë të fortë,
gardiane e pakompromistë e interesit publik. Ne do te vigjilojmë me
vendosmëri dhe pa asnjë lëshim për mbrojtjen e shtetit ligjor,
institucioneve dhe administratës publike nga arbitrariteti dhe abuzimi
me pushtetin”.

Këtë premtim Lulzim Basha e kishte pjese te fjalimit te tij programatik, kur kandidoi per postin e kreut te Partisë Demokratike dhe që e zhvilloi më pas në të gjitha takimet me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Duke e shndërruar në një nga tezat kryesore të tij dhe duke u premtuar demokrateve dhe qytetareve te tjere se Partia Demokratike do te mbronte çdokend qe Qeveria e re do te largonte padrejtesisht nga puna.

Tani qe eshte zgjedhur ne krye te Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka ngritur menjehere nje grup juristesh, qe po punojne per ngritjen e kesaj strukture, e cila do te gjendet prane çdo dege te Partise Demokratike ne rrethe dhe qe do te koordinohet nga qendra nepermjet nje grupi te posaçem per kete çeshtje.

Zoti Basha konfirmoi per Top Channel se keto zyra ne te gjithe vendin do te perbehen nga juriste eksperte per te drejten administrative dhe kushtetuese, te cilet do t’u japin konsulence te gjithe atyre te cilet do te ankohen per largim te padrejte nga puna.

Kryetari i ri i Partise Demokratike konfirmoi gjithashtu se struktura e re ne mbrojtje te administrates publike do te kete ne perberjen e saj avokate qe do te mbrojne interesat e te demtuarve nga Qeveria e re, sherbim i cili do te ofrohet falas nga Partia Demokratike. Opozita e re po behet gati qe ta kete te ngritur kete strukture dhe ta kete funksionale perpara se Qeveria e Kryeministrit Edi Rama te beje betimin tek presidenti, duke qene e gatshme gjithashtu te çoje per ndjekje penale çdo titullar institucioni qe provohet se eshte ne shkelje te ligjit.

Top Channel