Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Elbasan Ben Blushi u ka
kërkuar studentëve të univeristetit ‘Aleksander Xhuvani’ të denoncojnë
presionin që u bëhet kundrejt notës për marrjen pjesë në mitingje.

“Inkurajoj të gjithë ata ta denoncojnë përgjatë kësaj fushatë të gjitha presionet që iu bëjnë studentëve për notë. Nukduhet të ketë nënshtrim ndaj kastës që qeveris”, tha Blushi.

Blushi ka denoncuar gjobat e padrejta te vena ndaj bisnesit ne Elbasan në vlerën e 20 milionë eurove, të cilat i ka garantuar se pas 20 qershorit nuk do t’i paguajnë.

Mediu, fushatë në Laç

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka prezantuar kandidatë për deputet të kësaj partie para elektoratit të qytetit të Laçit. Mediu ka sulmuar kreun e opozites Rama se po mban peng zhvillimin edhe integrimin e vendit.

“Fati dhe historia na ka vendosur ne të djathtëve në momentet më të rëndësishme në krah të realizimit të qëllimeve tona kombëtare. Momenti më i rëndësishëm, më jetësor dhe më njerëzor ka qenë liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian. Edi Rama përsëri dërgoi emisarët e vet kundër liberalizimit të vizave”, tha Mediu.

Milo me banorët e Kasharit

Kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo ka garantuar elektoratin e partisë së tij në Kashar se vota për koalicionin e majtë do t’i japë fund korrupsionit në vend.

“Ne do ta clirojmë Shqipërinë nga ankthi, nga ai presion i madh psikologjik që ky pushtet e ka mbajtur për vite të tëra. Ne do ta clirojmë shoqërinë shqiptare nga korrupsioni”, tha Milo.

Xhuveli takim në Korçë

Kreu i Partise Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli ka prezantuar kandidatet per deputet te partise se tij  gjatë një takimi elektoral në Maliq te Korçës.Xhuveli garantoi se në qarkun e Korçës do të kenë të sigurt një deputet në 23 qershor.

“Në këndvështrimin tim cështje më kryesore dhe më themelore se përse ne kërkojmë të mbështetet ky koalicion është vazhdimi i projekteve të zhvillimit. Unë do të thoja ne kemi nevojë ta mbështesim këtë koalicion, sepse është një koalicion që tregon stabilitet”, tha Xhuveli.

Fushata e Ballit Kombëtar

Kreu i Partise Balli Kombetar Demokrat Artur Roshi ka prezantuar para elektoratit te kryeqytetit kandidatin per deputet Enea Cenkon.Roshi u shpreh se partia e tij mbeshtet bisnesin dhe reformat qe nxisin ate.

“Ne, nëse do të jemi në Parlament do të këmbëngulim të ngrejmë një institucion të posaçëm që të marrë në analizë një për një të gjitha interesat e familjeve të të ish të përndjekurve politikë”, tha Roshi.

Top Channel