19 përqind e fëmijëve anemikë

02/05/2013 00:00

Kequshqyerja gjatë shtatzanisë dhe në 3 vitet e para të jetës janë shkaqet e rritjes së numrit të fëmijëve anemikë dhe me probleme në zhvillimin fizik dhe mendor, kryesisht në zonat e thella malore në veri dhe në lindje të Shqipërisë.

Në këtë përfundim kanë dalë specialistët e Shëndetit Publik pas mbylljes së programit 3-vjeçar kundër kequshqyerjes i zbatuar në 5 qarqet në veri dhe në lindje të vendit dhe në zonat periferike të Tiranës.

Ekspertja e Shëndetit Publik, Daniela Nika tha për Top News se për të shmangur problemin e anemisë ndërhyrja duhet të nisë që tek gruaja shtatzënë.

“Kemi fëmijë që kanë anemi, rreth 19 përqind e fëmijëve, pra 1 në 5 fëmijë kanë rezultuar anemik në nivel kombëtar. Por në këto zona anemia shkon në nivele më të larta. Që në momentet e konceptimit nëna duhet të ketë marrë vitaminat e caktuara”, tha Nika.

Top Channel