Pashkët, rritet fluksi në Kakavijë

01/05/2013 00:00

Është rritur ndjeshëm fluksi i shqiptarëve që kthehen në Shqipëri me rastin e Pashkëve ortodokse këtë fundjavë.

Në 24 orët e fundit në doganën e Kakavijës kanë hyrë për në Shqipëri 3426 shtetas dhe 869 mjete. Në krahasim me ditët normale të punës, fluksi ka pësuar një rritje të ndjeshme, ndërkohë që pala shqiptare po përgatitet për të përballuar fluks akoma më të madh në ditët e fundit të kësaj jave.

Mes personave që kanë kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri, janë arrestuar dy nga policia shqiptare. Ata rezultonin të shpallur në kërkim, ndërkohë që raportohet se është përforcuar kontrolli për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike.

Top Channel