Deputetet e maxhorancës kanë bojkotuar seancën e sotme në Komisionin e
Medias, ku do të diskutohej për plotësimin e vendeve vakante të AMA-s,
kryetarit drejtues se tij dhe te Këshillit Drejtues të RTSH.

Kryetarja e ketij Komisioni Valentina Leskaj këtë bojkot, e ka quajtur nje veprim politik per te mos i dhene mundesi Kuvendit te plotesoje vendet vakante, ne nje kohe qe ligji i ri sapo ka hyre ne fuqi.

“Nuk është çështje e deputetëve.Deputetët kanë marrë urdhër, është mungesa e vullnetit politik për të plotësuar vendet vakante dhe për t’i bërë të ligjshme dy entet rregullatore mediatike, të cilat aktualisht janë të paligjshme për sa kohë që KKRT-ja vepron vetëm me përfaqësuesit e maxhorancës dhe Këshillit Drejtues të RTSH-së i ka mbaruar mandati një vit e gjysmë përpara, jo vetëm Këshillit Drejtues, por edhe drejtorit dhe një sërë institucionesh që derivojnë nga Këshilli Drejtues dhe nga kërkesa e këtij ligji”, tha Leskaj.

 Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri per mediat audio vizive duhet të plotësoheshin vendet në Keshillin Drejtues te RTSH, si dhe të kryhej rikompozimi i Autoritetit Audio-viziv. Sipas opozitës kjo është një taktikë për ta shtyrë zëvendësimin e këtyre anëtarëve pasi parlamenti  shpërndahet në javën e parë të majit,. Vete deputetet e maxhorances kane akuzuar here pas here opoziten per shtyrje te seancave per moszgjedhjen e anetareve te rinj, duke e bere ish kkrt jo legjitime.

Top Channel