Berisha: E djathta, shumicë dërrmuese

05/04/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha i ndërthuri aktivitetet paraelektorale mes
premtimeve për rritjen e cilësisë së arsimit, nxitjes së turizmit dhe
mbështetjes së fermerëve.

Në një shkollë të rindërtuar të Ishmit, që e kishte ftuar Kryeministrin për të festuar 100-vjetorin e saj, zoti Berisha vuri në dukje investimet e kryera në arsim dhe rritjen e pagave të mësuesve edhe gjatë mandatit të ardhshem.

“Garantoj mësueset e mësuesit se ne që rritëm rrogat e tyre nga 120-150 për qind në harkun kohor 2006-2012, në mandatin e ri do të rritet jo më pak se 700 dollarë”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha beson se rritja e investimeve te huaja gjate 4 viteve te ardhshme, per shkak te lehtesimeve te reja fiskale dhe permiresimit te infrastruktures do te konsolidoje turizmin si dege te rendesihme te ekonomise. Nje rruge te tille, Kryeministri inauguroi ne Shijak, nje segment qe e lidh qytetin me komunen Gjepalaj dhe qe do te ndihmoje fermeret e zones te dalin sa me shpejt ne treg.

“Ne mbetemi të vendosur për të ndërtuar së bashku sistemin vaditës më modern që ekziston sot. Ne mbetemi të vendosur për të financuar me grante zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të prodhimit bujqësor dhe blegtoral”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha shprehu bindjen se me 23 qershor shqiptaret do t’i besojne serish Partise Demokratike qeverisjen e vendit, pasi, sic tha ai, kjo eshte forca politike e premtimeve te mbajtura, qe anataresoi vendin ne NATO, liberalizoi vizat, garantoi rritjen ekonomike dhe dyfishoi pagat dhe pensionet.

Gjate udhetimit mes Ishmit dhe Shijakut, Kryeministri beri homazhe ne vendin ku prehet piktori i shquar Ibrahim Kodra. Nje rast qe zoti Berisha edhe per te ironizuar kundershtarin e tij politk, Edi Rama.

“Erdha sot të përulem me nderimin më të madh, para gjeniut të pikturës shqiptare dhe një prej piktorëve më të mëdhenj të kohës së vet, Ibrahim Kodra. Por, me këtë rast, gjithashtu lutja dhe urimi im: Zoti e shpëtoftë  të majtën shqiptare nga piktori i dështuar Edi Rama! Shqipërinë e ka shpëtuar dhe do ta shpëtojë e djathta e bashkuar e saj”, tha Berisha

Top Channel