Rama: Do të kthejmë vlerën e jetës

23/03/2013 00:00

Kryetari i opozites Edi Rama nga takimi me banorë të Librazhdit
konsideroi tejet të rëndë situatën e kriminalitetit, ku është degraduar,
siç tha ai, rendi dhe siguria në vend dhe shoqëria po përballet me
krime nga më monstruozet.

Rama tha se brenda 300 ditëve të para të qeverisjes socialiste do të kthehet rendi dhe siguria përmes një policie dinjitoze. Por angazhimi i kreut te opozites me i mireprituri nga qytetaret, si treguesi i qarte i nje situate te pasigurte per jeten ne vend, ishte ai per kthimin e vleres se jetes se shqiptareve, ku Edi Rama u zotua: “Kush prek një shqiptar duhet të përballet me policinë e Shtetit dhe me gjithë shtetin. Nuk do të ketë pas 23 qershorit asnjë lloj mëshire ndaj kujtdo, le t’i ketë spaletat sado të mëdha që shkon i prek pronën një shqiptari, apo shkon i cënon familjen dhe fizikisht prek një shqiptar”.

Se bashku me pjesëtare te tjere te skuadres se Rilindjes, Eglantina Gjermeni, Arben Ahmetaj, Taulant Balla e Ilir Beqja, u sqaruan edhe pika te tjera te programit qeverises te PS-së. Kryetari Rama tha se rilindja e Shqiperise do vije permes rilindjes se fshatit, tokes se bukes, prodhimit bujqesor vendas. Sherbimi shendetesor vijoi ai me nje tjeter pike te programit, ndryshe nga sot ku ai eshte i pamundur per njerezit qe nuk e paguajne dot do te jete i barabarte per te gjithe.

“Të pasur, të varfër, nga veriu, nga jugu, nga qyteti, nga fshati kur të shkojnë në spital do të shërbehen nga Shërbimi Shëndetësor Shqiptar njësoj. Kanë lekë, s’kanë lekë, kjo nuk ka lidhje”, premtoi Rama.

Arsimi do te lidhet me tregun e punes. Permes nje strukture qe do te ngrihet per te bere te mundur kete lidhje, Edi Rama tha se PS do te aplikoje ne kete menyre nje nga praktikat me te mira te vendeve te zhvilluara.

“Një nxënës i arsimit profesional është ndërkohë një punëtor në një kompani dhe me një pagë që nuk është e barabartë me pagën e gjithë punëtorëve, por me një pagë që i jep të riut-nxënës, idenë e qartë se me zanatin e vet ai mund të bëjë lekë. Aty ku nuk ka punë, nuk ka lekë nga puna dhe prandaj është bërë Shqipëria vendi me numrin më të madh të pikave të basteve në botë, ku gjithë rinia i gjëmon mbrapa Kristiano Ronaldon: ‘Aman bëje golin që të marr unë ndonjë lek!”, tha Rama.

Rama prezanton Rilindjen në Korcë

Nga qyteti i Korcës, kryetari socialist Edi Rama paraqiti programin për Rilindje të Shqipërisë. Rama në fjalimin e tij ka ironizuar deklarimet e kryeministrit për ndërtimin e 10 mijë kilometra rrugësh dhe shtoi se në 23 qershor do t’i jepet mundesi edhe Partisë Demokratike për të rilindur me daljen në opozitë.
 

Top Channel