Shkodër, shtyhet gjyqi ndaj Emiljano Shullazit

04/03/2013 00:00

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit në Gjykatën e Apelit në
Shkodër. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa në seancën gjyqësore e
të pandehurit dhe avokatëve mbrojtës.

Në këto kushte, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës së radhës më datë 12 mars.

Shullazi u arrestua një vit më parë në Lezhë dhe gjykata e këtij rrethi dha masën “burg pa afat” për Shullazin, në lidhje me akuzën për armëmbajtje pa leje.

Shullazi është emër i njohur për policinë shqiptare për shkak të precedentëve të shumtë që ka si anëtar i bandave kriminale dhe në trafikun e drogës.

Top Channel