Kakavijë, sekuestrohet hashash,një në pranga

25/02/2013 00:00

Një banor i Himarës me emrin Angjellos Lazari është arrestuar në Kakavijë
pasi në mjetin e tij ishin fshehur 5,3 kilogramë hashash.

Droga është vendosur në gomën rezervë të automjetit me targa greke. Policia ka kontrolluar mjetin dhe ka hapur gomen rezerve ku eshte gjetur edhe droga e fshehur.

Eshte bere menjehere arrestimi nje flagrance. I arrestuari ka deklaruar se ka marre lenden narkotike ne fshatin Lazarat kundrejt shumes 1 mije euro per ta shitur vete ne doza te vogla ne Athine.

Top Channel