Një 22-vjeçar humbi jetën teksa udhëtonte në linjën urban Qendër–Shkozë rreth orës 22 e 40 minuta të së shtunës.

Pas një debat me një të ri, Sajmir Cedja ka marrë disa goditje me thikë ne zemër. Ngjarja e rënde ndodhi brenda autobusit, në afërsi të stacionit pranë Markates së Vjeter, në lagjen Ali Demi.

Sipas dëshimtarëve, dy persona kanë patur mosmarreveshje në autobus dhe më pas kanë vijuar me konflikt fizik dhe në perdorimin e thikave.

Konflikti në autobus midis viktimës dhe autorit ka qenë për shkakun se, në gjendje të dehur, kater të rinj ishin duke bërtitur me të madhe, ndërsa viktima u ka kërkuar atyre të mos shqetësonin pasagjeret.

Duke parë konfliktin e rënde që po ndodhte në autobus, drejtuesi i mjetit ka hapur deren e autobuzit, duke bere qe te dalin me vrap te gjithe pasagjeret e shokuar.

Kjo ne fakt ka bere qe policia te mos i gjeje dot te gjitha deshmite okulare, pasi pasagjeret jane shperndare.

Pasi e ka qelluar, autori i vrasjes eshte larguar me shpejtesi duke perfituar edhe nga erresira, duke u futur mes per mes blloqeve te shumta te pallateve.

Policia tha se identifikimi dhe kapja e autorit te krimit eshte çeshtje oresh, pasi ajo ka shoqeruar ne ambientet e komisariatit tre persona te cilet shoqeroheshin me te, por qe ishin ne gjendje të dehur. Te tre te shoqeruarit kryesore sipas policise, mendohet se e njohin autorin e krimit.

Top Channel