Një shpërthim lënde eksplozive është dëgjuar në orët e para të mëngjesit
të sotëm në zonën e plazhit të Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 4  e
40 minuta në një dyqan në katin e parë të një godine banimi në sektorin
“Hekurudha” të plazhit, në zonën ku më parë ngrihej posta policore.

Shpërthimi ka regjistruar vetëm dëme të pjesshme materiale, po jo persona të lënduar. Në momentin e shpërthimit në objekt nuk ka pasur asnjë person. Pronari i dyqanit thotë se nuk ka konflikte me askënd dhe me ta dëgjuar shpërthimin ka njoftuar policinë.

Ndërkohë drejtues të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij krimi me objekt shkatërrimin e pronës. Nga hetimet e para, bazuar dhe në dëshmitë e marra, rezulton se motivi i ngjarjes është një konflikt banal mes të dyshuarve dhe pronarit të dyqanit. Megjithatë ende nuk ka të ndaluar, por vetëm persona të shoqëruar, ndërsa vazhdon kryerja e procedurave hetimore për fiksimin e provave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Top Channel