Shndërrimi i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Mjekesise ka
mbledhur së bashku mjekë dhe pedagogë të kësaj fushe, të cilët i kishin
lënë nderin e drejtimit të kësaj ceremonie ish-kolegut të tyre,
Kryeministrit Sali Berisha. 

Premtimin per ta shnderruar ne universitet Fakultetin e Mjekesise, ku ai eshte specializuar si kardiolog, Kryeministri Berisha e beri disa muaj me pare, gjate kremtimit te 60-vjetorit te themelimit te Fakultetit te Mjekesise. Tani, nen drejtimin e Rektores Jera Kruja, Kryeministri Berisha beson se Universiteti i Mjekesise, me 5 fakultete do te rrise jo vetem cilesine e mesimdhenies, por edhe te çoje perpara kerkimin shkencor ne sektorin publik.

Duke e konsideruar reformen ne sistemin e shendetesise si me te veshtiren e te gjitha reformave, Kryeministri Berisha kerkoi nga mjeket konsolidimin e aksesit te qytetareve ne qendrat shendetesore, te cilen ai e cileson si nje nga anet me pozitive te sistemit.

“Eshte ne detyren tuaj te mbikëqyrni dhe te mos lejoni asnjehere qe ky akses te veshtiresohet. Te luftoni ndaj cdo faktori qe, se paku, te dime se qytetari nuk ka nje radhe te gjate pritje nuk ka nje seri barrierash me mjekun qe duhet te takohet”, u shpreh Berisha.
 
Kryeministri Berisha tha se eshte e domosodoshme vendosja e rregullave te qarta, qe zhvillimi i sektorit privat dhe atij publik te mos cenojne sherbimin ndaj qytetareve.  

“Thirrja dhe kerkesa ime per ju eshte te beni gjithcka per nje kod etik qe duhet t’i impononi vetes, qe duhet imponuar ne menyre qe te dy sektoret te ecin, por pa demtuar njeri-tjetrin. Dhe te mos harrojme se sektori publik eshte sektori edhe i atyre qe nuk kane”, tha Berisha.

Top Channel