Opozita në Komisionin e Sigurisë ka ngritur dyshime në lidhje me
ndryshimet që bëhen në Ligjin për Armët. Një ndër shqetësimet kryesore
është pajisja me armë e biznesmenëve, të cilët kanë të arkëtuar të
paktën 20 milionë leke.

“Do të ndikojë në parandalimin e sulmeve që po bëhen sot nga grabitësit për grabitjen e pronës së tyre apo për gjobat, apo do të shtojë ndoshta edhe numrin e krimeve? Siç dihet, sot ka shumë biznesmenë që janë të akuzuar për pastrim parash të fituara në mënyrë të padrejtë, nëpërmjet veprimtarive kriminale”, tha deputeti i PS, Asllan Dogjani.

Por, per kete pike edhe mazhoranca ka deklaruar se do te terhiqet.

“Nga debati që u bë nga Komisioni i Ligjeve pati një reflektim edhe nga ne dhe u mendua që edhe mund të hiqet”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Arben Ristani.

Por frika me e madhe e socialisteve eshte se ky ligj u jep arme ne duar drejtuesve te komunave, apo edhe shofereve te tyre ne prag te zgjedhjeve. Ilir Gjoni dyshon per urgjencen e ligjit, per te cilen zevendeministri i Brendshem Arben Ristani iu pergjigj ironikisht.

“Cila është urgjenca që ju e sillni këtë ligj pikërisht para fushatës së zgjedhjeve?” tha Gjoni.

“Me zgjedhje pa zgjedhje, në lidhje me Shën Valentinin…s’ka asnjë lidhje, është rastësi që vjen tani”, iu përgjigj Ristani.

Por historia me e erret e amratosjes se shqiptareve u ngrit si shqetesim nga deputeti Sterkaj. Duke kujtuar 97-en, ai akuzon se po rritet numri i armeve ne duar te dyshimta.

Ne fund te mbledhjes, deputeti socialist Arben Isaraj tha ligji armatos çdo deputet apo minister, por jo Presidentin.

“Qytetari i parë i Republikës së Shqipërisë, Komandanti i Forcave të Armatosura, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai që dekreton prokurorët e Republikës së Shqipërisë, presidenti i Republikës është i çarmatosur. Ligji është bërë kur ka qenë Bamir Topi dhe ky, ngaqë bentë puçe duhej çarmatosur? Apo e keni menduar që pistoletën e Presidentit sot e mban Kryeministri apo kryetarja e Parlamentit? Të gjithë kanë armë vetëm Presidentin e keni çarmatosur”, tha Isaraj.

Top Channel