Takimi midis Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe
ambasadorit të BE-së Ettore Sequi ka kaluar pa deklarata zyrtare.

Ne njoftimin per shtyp te Prokurorise thuhet se, kreu i akuzes Sequi ka vleresuar ndihmen e BE-se, per mbeshtetjen qe i ka dhene organit te Prokurorise per forcimin e kapaciteteve hetuese dhe ne permiresimin e kuadrit ligjor.

Vete prokurori e ka siguruar, zotin Sequi se do te fokusohet ne mandatin e tij ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ndersa ambasadori Sequi gjate ketij takimi te pare me kryeprokurorin Llalla, ofroi garanci te plota dhe mbeshtetje te Bashkimit Evropian per realizimin e objektivave prioritare te institucionit të akuzes. Edhe pse çeshtja me e nxehte mbetet vendimi i 21 janarit i dhene javen e shkuar nga Gjykata e Tiranes, dhe pritet apelimi i ketij vendimi nga Prokuroria, u mbajt e fshehte prekja apo jo e kesaj teme ne diskutim.

Top Channel