Mediu: Zgjedhjet, duhet ndërgjegjësim

01/02/2013 00:00

Përgatitjet e fushatës elektorale kanë përfshirë edhe republikanët e
Fatmir Mediut, i cili zhvilloi një takim në qytetin e Korçës me
strukturat e kësaj partie.

Zoti Mediu u shpreh se lind nevoja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për idetë, platformat e djathta dhe koalicionet mes partive, pa harruar synimin madhor për një Shqipëri europiane.

“Tre ligje ka kërkuar Bashkimi Europian, tre ligje vazhdon të kërkojë BE që të votohen në Parlament. Unë mendoj se votimi i këtyre tre ligjeve, statusi kandidat i Shqipërisë në Bashkimi Europian është favor për cdo shqiptar, kudo që jeton. Kur e ngritëm cështjen e pronës private ne donim një gjë: haka të shkojë tek i zoti! Askush nuk ka të drejtë të cënojë të drejtën e tjetrit, të drejtën e individit. Qeveria është një mjet për t’i shërbyer qytetarit dhe është krijuar si e tillë, kontribuam edhe në ndërgjegjësimin e Bashkimit Evropian, i cili e ka vendosur si një detyrim përballë shtetit shqiptar për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje”, tha Mediu.

Idetë tona tha Fatmir Mediu duhet të përshtaten me filozofinë e djathtë europiane dhe amerikane përfshi analizimin e qëndrimeve të republikanëve shqiptarë në këto vite.

Top Channel