LSI: Fyle, shans per integrimin

01/02/2013 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim, që votoi një ditë më parë pro lënies në
fuqi të mandateve të 2009, thotë se duhet të ecet përpara me zgjedhjet
për të arritur standardet.

Petrit Vasili tha se LSI ishte qe kjo procedure te realizohej si detyrim qe kerkon ligji, por ai fajesoi opoziten, qe sipas tij pati kerkesa te paqendrueshme per kete çështje, qe tani, tha ai, duhet te shihet si i kapercyer dhe te ecet perpara me përgatitjen e zgjedhjeve.

“Partia Socialiste i kishte në KQZ-së votat e nevojshme për të miratuar këtë draft në rast se donte.Ajo mbajti qëndrim kundër dhe i hoqi mundësinë KQZ-së të mbante qëndrimin e vet. Në respekt të ligjshmërisë, Parlamenti dje u shpreh dhe ne sot ne ujemi të kënaqëur që kjo cështje u mbyll”, tha Vasili.

LSI qe perserit deklaraten mbi vizitën e Komisionerit të Zgjerimit, Shtefan Fyle diten e hene ne Tirane, duke thene se kjo vizite nuk eshte rutinore, por eshte nje shans qe opozita te marre pergjegjësite, sipas Vasilit, per te dhene voten ne ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar.

“Duhet vlerësuar si një mundësi ekstra, një mundësi e jashtëzakonshme, një zemërgjerësi e paverifikuar kurrë më parë, jo me Shqipërinë, por edhe me vende të tjera dhe besoj që nëqoftëse Shqipëria vërtetë ka një opozitë të përgjegjshme, thirrja për përgjegjshmëri është pikërsiht vizita e zotit Fyle dhe shpërdorimi i këtij shansi do të ishte një përgjegjësi e pariparueshme”, u shpreh Vasili.

Top Channel