Lirimi i pronave nga të pastrehët

09/01/2013 00:00

Bajram Haxhillari dhe bashkëshortja e tij, pas dy ditësh duhet të lënë banesën e tyre në cerdhen numër 36 në Tiranë, pasi kjo pronë do t’i rikthehet pronarëve.

Bajrami është zhvendosur nga Skrapari në Tiranë, ku i biri i tij u fut 12 vjet më parë dhe investoi miliona lekë për të ndërtuar një shtëpi të vërtetë. Ai thotë për Top Neës se është pensionist dhe se nuk mund të sigurojë të ardhura për qiranë.

“Rri tek çuni. Kam gati 7 vjet. Çuni e ka bërë me lekët e tija këtë. Unë jam pensionist me pension minimal. Çfarë të bëj me atë pension, nga 80, 1600 mijë marrim që të dy”, thotë ai.

Top Channel