Paraplegjikët, 3 muaj pa pagesa

03/12/2012 00:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, personat e kesaj
kategorie ankohen se kane tre muaj qe nuk kane marre pagesat qe u
takojne dhe se deri me tani jane ushqyer me borxhe dhe lista.

“Nuk ka gjë më të rëndë për një prind, se sa kur fëmija kërkon të hajë dhe nuk ke cfarë t’i japësh, kur fëmija kërkon një rrobë a një lodër dhe nuk ke mundësi t’ia blesh. Ne kemi dy muaj pa marrë pagesën për shkak të verbërisë. Jutifikimi është për mungesë fondesh. Eshtë tepër e vështirë të përballohet jetesa pa para, thjesht  duke marrë ushqime nëpër dyqane”, thotë Agron Hatia.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Aftësisë se Kufizuar Sinan Tafaj i ben thirrje Qeverise te marre masat te siguroje pagesat e aftesise se kufizuar, nderkohe qe kerkon futjen ne skeme te pensioni jokontributiv.

“Shqetësimi i mosrealizimit të pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar është i përhershëm dhe prej shumë vitesh, pasi buxheti i shtetit ka shtyrë në borxh nga viti në vit dy muajt e fundit, sidomos muajin dhjetor. Çelja e buxhetit nuk është bërë e plotë, por në një përqindje të caktuar, sipas Bashkive dhe komunave dhe në të vërtetë shumë nga njerëzit tanë nuk kanë marrë pagesën e verbërisë ose pagesën shoqëruese ka ardhur koha që shteti shqiptar duhet të fusë një skemë të re sociale, siç është pensioni jokontributiv, për ata të cilët nuk punojnë dot”, thotë Tafaj.

I pranishem ne takim me persosnat me aftesi te kufizuara kane qene ministri i Punes dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera, i cili ka folur per arritjet e bera por nuk ka pranuar vonesat ne pagesa.Ksera ka zgjedhur te hedhe batuta ndaj institucionit te Avokatiti te Popullit, i cili ka kritikuar jo pak here ministrine e zotit Ksera.

“Neglizhova që të flisja për Avokatin e Popullit, por i bëj thirrje të bashkohet me politikat e Ministrisë së Punës, e po ashtu edhe me  gjithë problematikat e shoqatave të Aftësisë së Kufizuar, që të gjithë bashkë të arrijmë integrimin e tyre shoqërore”, tha Ksera.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka vetëm një qëllim dhe ky është mbrojtja e të drejtave te qytetarëve. Në këto kushte nganjëherë kritikojmë, nganjëherë lavdërojmë. Jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe gjithë qëllimi ynë është vetëm të mbrojmë të drejtat, të përmirësojmë standardin e jetesës së aftësisë së kufizuar, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Rrethe si Berati, Shkodra, Elbasani, Pogradeci, Peqini, si dhe komuna te tyre kanë lënë pa pagesa personat me aftesi te kufizuara prej 3 muajsh.

Top Channel