Lezhë, përmbyten 400 ha tokë e dhjetëra shtëpi

03/12/2012 00:00

Dhjetëra shtëpi dhe rreth 400 ha tokë janë përmbytura gjatë natës së
djeshme dhe mëngjesit të sotëm në disa fshatra të Lezhës për shkak të
reshjeve intensive të shiut.

Mosfunksionimi i hidrovorit të Tales për shkak të mungesës së energjisë elektrike, e ka bërë shumë problematike situatën veçanërisht në fshatin Barbullonjë të Lezhës, ku kanë mjaftuar pak orë shi për të përmbytur qindra hektarë tokë.

Uji i vërshuar mbi sipërfaqen e tokës ka rrethuar dhjetëra shtëpi të këtij fshati, duke shkaktuar mjaft dëme materiale për banorët të cilët ndodhen në gjendje kritike në një kohë që dimri është vetëm në nisje të tij.

Top Channel