PS, plan për zgjedhjet dhe mbrojtjen e votës

30/11/2012 00:00

“Një qytetar – një votë” është angazhimi i Partisë Socialiste për
zgjedhjet e 2013, që do të bëjë të mundur shmangien e çdo skemë
manipulimi dhe mbrojtjen e rezultatit elektoral ashtu siç shqiptarët do
të shprehin vullnetin përmes votës.

Partia Socialiste miratoi strategjine elektorale per garen e vitit qe vjen ne forumin me te larte vendimmarrës te saj, Kryesine, e cila u mblodh ne mengjes. Burime prane kryesise se PS konfirmuan per Top Channel se  diskutimi i anetareve te Kryesise se selise roze eshte perqendruar rreth strategjise per mbrojtjen e votes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Unamisht kryesia miratoi planin e detajuar jo vetem per procesin zgjedhor, por edhe monitorimin e rrepte te pregatitjes se tij nga Qeveria dhe institucionet shteterore, si edhe procesin e numerimit te votave. Perveç leximit te drejte te çdo vote, strategjia parashikon edhe periudhen paraelektorale per identifikimin e çdo shtetasi qe mund te behet pjese e skemes se manipulimit.

Strukturat e partise me te madhe ne opozite, angazhohen permes kesaj strategjie te miratuar gjate mbledhjes se Kryesise te marrin masa te posacme per te mos lejuar asnje skeme manipuluese ne zgjedhjet e ardhshme. Kryesia ka caktuar Kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, sekretaret Blendi Klosi, Bashkim Fino dhe Fatmir Xhafaj si grupin implementues te ketij plani, duke qene ne krye te asaj qe socialistet e kane cilesuar si “makineria organizative” ne kunderpergjigje te asaj qe ata e quajne makineria manipulative e pushtetit.

Top Channel