Tiranë, vret veten nënoficeri

29/11/2012 00:00

Një nënoficer vrau veten mëngjesin e së enjtes në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Ushtaraku i cili ishte pjesë e shërbimit të ndërlidhjes në turnin e tretë në ministri, ka qëlluar veten në kokë me pistoletën personale të shërbimit.

Sipas burimeve paraprake jozyrtare, bëhet fjalë për depresion nervor të ushtarakut Gëzim Tare, 53 vjeç. Policia ushtarake ka administruar provat materiale të gjetura në vendin e ngjarjes, duke qenë se ambienti i Ministrisë së Mbrojtjes është në kompetencat e saj, ndërsa prokuroria ushtarake ka nisur hetimet.

Policia e Shtetit nuk ka marrë pjesë në këtë hetim, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka asnjë dyshim përveç aktit të vetëvrasjes.

Top Channel