Berisha: Opozita refuzon reformën e pensioneve

31/10/2012 00:00

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e mërkurë në
Konferencën “Ritheksimi i pavarësisë së autoritetit rregullator të
sektorit financiar”. ai ka shprehur rëndësinë që ka informimi i
qytetarëve në lidhje me tregun me vetë zhvillimin dhe ecurinë e tij.

Ndërkohë, Berisha ka shprehur shqetësimin e tij për situatën ku ndodhet tregu i fondeve për pensionet dhe akuzoi opozitën se ka bllokuar reformën për 3 vite rresht dhe paralajmëroi rinisjen e negociatave me PS.

“Tregu i fondeve të pensioneve është problematik për shkak të ligjvënësit. Reforma e pensioneve është e përgatitur. Ne jemi të hapur. Ne kemi ligjin dhe të gjitha vendimet për funksionimin e tregut. Por, ka një hezitim që kapërcehet në një seri stimujsh dhe praktikash. Reforma e pensioneve ka 2-3 vite që ndodhet në sirtar, kjo sepse opozita refuzon, ndonëse ka pranuar të votojë tekstin”, – deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë që ka pavarësia e enteve rregullatore në stabilitetin ekonomik të vendit.

“Pavarësia e Enteve Rregullatore përbën kushtin më vendimtar të funksionimit të tyre dhe përmbushjen e misionit. Kjo pavarësisë është natyrisht përgjegjshmëria më e madhe e tyre ndaj ligjit, tregut dhe konsumatorit”,- shtoi Berisha.

Top Channel