Maminasi, në rrethin e Durrësit, ishte ndalesa e radhës e kreut të
opozitës Edi Rama nga ku është takuar me  fermerë dhe blegtorë në vijim
të prezantimit të programit ‘Për një Rilindje për Fshatin’.

Ujitja e munguar, taksat, nafta e shtrenjtë dhe pamundësia për të nxjerrë në treg produktet vendase ishin tematikat e diskutimit mesa Ramës dhe fermerëve.  Fillimisht kryesocialisti është ndalur në një fushë të mbjellë me vreshta, ku problem mbetet kostoja e prodhimit, e cila sipas fshatareve është më e lartë se sa fitimi, duke e vënë në një dileme të madhe pronarin e saj nëse duhet të vazhdojë këtë aktivitet, apo ta braktisë atë.
 
Kreu i PS-së Rama në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerët e zonës i ka garantuar ata se programi ‘Për një Rilindje Shqiptare’ ka në qendër të tij fshatin shqiptar.

“Ata që sot që janë në Qeveri e kanë braktisur përfundimisht fshatin. Zgjidhja e problemit të ujitjes, ulja e kostos së prodhimit, duke ulur taksën e imputeve e duke hequr akcizën e naftës, si dhe krijimi i mundësive për daljen e prodhimeve në treg, do të bëjnë që bujqësia dhe fermeri shqiptar të fitojnë rilindjen e tyre ekonomike”, tha Rama.

Top Channel