Përmes dokumentave zyrtare të dikasterit të Mbrojtjes, deputeti
socialist Taulant Balla denoncoi një tjetër skandal, siç ai e cilësoi.

Ministria e Mbrojtjes, siç thuhet në dokumente i ka transferuar Ministrisë së Ekonomisë një listë të gjatë të pronave të Ushtrisë për privatizim në Karaburun dhe më tej në jug, kryesisht reparte ushtarake.

Plot 32,216 metra katrorë terrene të Ushtrisë jane vetëm në Karaburun, të cilat synohet te shiten pa marrë parasysh asnjë parim dobie, që këto mund të sjellin për zonën dhe qytetarët shqiptarë, që janë edhe pronarët e vërtetë, tha deputeti Balla, i cili kerkoi ndërprerjen e menjehershme te procesit të shitjes

“Duhej që për Karaburunin të bëhej një plan i plotë studimi që të përfshinte kapacitetet turistike zhvillimore të Karaburunit, që të përfshinte dimensionin social të një politike privatizimi e zhvillimi të kësaj zone. Karaburuni ka qenë një zonë e mbyllur, një zonë që ishte vetëm për ushtarakët. Tashmë Karaburuni me politikën e Arben Imamit, po kthehet në një zonë private për njerëz të lidhur me këtë Qeveri”, u shpreh Balla.

Por lista e gjate e pronave qe po shiten me nxitim dhe pa asnje studim për kapacitetet e tyre strategjike dhe turistike nuk perfundon ketu, deklaroi deputeti Balla.

Sipas listës zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, po shiten reparte që ndodhen në Llogara, Orikum e Dukat.

“Arben Imami synon t’i shesë menjëherë për t’ia hequr këto prona jo vetëm Ushtrisë, por pronës së përbashkët të qytetarëve shqiptarëe dhe për t’ia dhënë disa privatëve, sigurisht të lidhur me të”, u shpreh Balla.

Në këtë listë përfshihet edhe Depoja e Minave Detare në Orikum, për të vazhduar me Kepin e Gjuhëzës në Karaburun, 2569 metra katrorë; pastaj me Baterinë e Artilerisë Bregdetare në Shpellën e Haxhi Alisë, të njohur si një atraksion prej të gjithë Shqiptarëve, pranë së cilës 1548 metra katrorë janë nxjerrë në shitje.

Në Shenjan, një tjetër repart prej 1891 metra katrorë dhe një tjetër Bateri Artilerie Bregdetare përsëri në Shenjan, me një sipërfaqe prej 20,394 metra katrorë. Pikat e vrojtimit 23 dhe 114, njëra në Bristan të Karaburunit dhe tjetra në Llogara, respektivisht prej 5,814 metrash dhe 8,024 metrash katrorë.

Te gjitha keto mijera metra katrore, ne jug te vendit me nje potencial te madh turistik dhe zhvillimor, duhet te ishin pjese e studimi te gjere dhe te kishin paresor interesin e publikut, deklaroi deputeti i Partise Socialiste.

Top Channel